10 gjërat që ndodhin në trupin tuaj nëse ecni çdo ditë

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen e thënë nga Hipokrati, “Ecja është ilaçi më I mire i njeriut?” Faktikisht, do të shkojmë një hap më tej duke treguar se ecja e kombinuar me një gjumë të mirë dhe me një dietë të shëndetshme mund t’ju ndihmojë të shmangni nevojën për të shkuar tek doktori. Ecja për të paktën 15-30 minuta çdo ditë përmirëson në mënyrë drastike jo vetëm paraqitjen por edhe shëndetin.

Më poshtë po ju listojmë të mirat që sjell një ecje minimale prej 30 minutash në ditë.

  1. 1. Ndryshime pozitive në tru

Sipas një studimi, ushtrimet me ndikim të ulët aerobik, si ecja, parandalon sëmundjet e hershme mendore, redukton rrezikun e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm mendor.

  1. 2. Përmirëson shikimin

Edhe pse mund të duket si gjëja e fundit që ka lidhje me të ecurin, aktualisht ka ndikim shumë të mirë në shëndetin e syrit. Ajo ndihmon në luftimin e glaukomës duke hequr presionin dhe lodhjen e syve.

  1. 3. Parandalon sëmundjet e zemrës

Në bazë të shoqatës amerikane të zemrës, ecja nuk është më pak efektive se vrapimi në parandalimin e semundjeve që lidhen me zemrën. Aktiviteti ndihmon në shmangien e problemeve të zemrës duke ulur presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit si dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

  1. 4. Rrit volumin e mushkërive

Ecja është një ushtrim aerobik e cila rrit sasinë e oksigjenit në gjak dhe ndihmon në stërvitjen e mushkërive si dhe eleminon mbetjet toksike. Për shkak të frymëmarrjes më të mire disa probleme të lidhura me mushkëritë mund të zhduken.

  1. 5. Efekte pozitive në pancreas

Mund të duket e vështirë për t’u besuar por ecja me ritme të shpejta mund të jetë më efektive se vrapi në parandalimin e diabetit. Nga një kërkim shkencor, një grup njerëzish të cilët kanë zhvilluar ecje aerobike për një periudhë prej 30 minutash në ditë kanë demonstruar se kanë patur një përmirësim në tolerancën e glukozës 6 herë më mire se sa një grup njerëzish të cilët kanë bërë të njëjtin ushtrim por me të vetmin ndryshim që është vrapi.

  1. 6. Tretje më e mire

30 minuta ecje çdo ditë përmirëson tretjen si dhe ul nivelin e rrezikut për kancer në zorrën e trashë. Ajo ndihmon në rregullimin e elasticitetit të zorrëve dhe përshpejton tretjen për shkak të lëvizjeve.

  1. 7. Muskuj të tonifikuar

Muskuj të tonifikuar dhe humbja në peshë mund të arrihen edhe nëpërmjet ecjes. Praktika e ecjes me 10,000 hapa në ditë mund të supozohet si një ushtrim i mirëfilltë gjimnastikor, veçanërisht nëse bëni ecje në terrene malore.

  1. 8. Kyçe dhe gjunjë më të forte

Ecja përmirëson kyçet dhe gjunjët duke forcuar masën muskulare dhe redukton rriskun e frakturave. Rekomandohet një ecje prej 30 minutash në ditë për të patur rezultate të kënaqshme.

  1. 9. Zbutje të dhimbjes së mesit

Ecja mund të jetë një zgjidhje për ata që vuajn nga dhimbja e fundshpinës dhe mesit. Për shkak se është një aktivitet me impakt të ulët, ecja nuk do të shkaktojë më shumë dhimbje. Ajo bën mirë për qarkullimin e gjakut në strukturat shpinale dhe përmirëson posturën në mënyrë të ndjeshme.

  1. 10. Heq stresin dhe qetëson trurin

Ecja ndihmon shumë në qetësimin e nervave dhe relaksimin e trurit për shkak të qarkullimit më të mirë  të oksigjenit dhe gjakut në tru. Kjo bën që pas çdo ecje të ndjeheni më të qetë, më të lumtur dhe me një humor shumë më të mirë.

Artikuj të Tjerë