Month: December 2017

Aksident i rëndë në Sauk, makina përplas këmbësoren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Saukut në Tiranë. Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësore duke e lënë atë të plagosur rëndë.Nga vendi i ngjarjes mësohet se 35-vjeçarja ishte duke kaluar rrugën në momentin ku mjeti i drejtuar nga shtetasi Saimir Çeka 27 vjeç e ka përplasur. […]

Shqipërisë i largohen 618 infermierë

Numri i infermierëve që kërkojnë të largohen nga Shqipëria për të punuar në vendet e Bashkimit Europian, po rritet nga viti në vit.  618 janë larguar vetëm përgjatë 2017 duke shënuar kështu një rekord të ri i cili është trefish më i lartë se i një viti më parë. Sabri Skënderi, president i Urdhrit të […]

Mazhoranca përgatitet për “luftë”, valë shkarkimesh pas festave, militantëve të LSI u kërkohet dorëheqja

PS po nis përgatitjet për një valë të fortë shkarkimesh në administratë. Kryeministri Edi Rama prej disa muajsh ka dhënë urdhra të njëpasnjëshëm ndaj ministrave dhe deputetëve, ndërkohë që plani i spastrimeve të militantëve të LSI nga administrata do të vihet në zbatim pas festave. Sipas burimeve, ditët e fundit ka pasur një sërë takimesh në […]

Aksidentohet patrulla e policisë

Një patrullë policie është aksidentuar paraditen e së martës, ndërsa është plagosur një efektiv. Ngjarja ndodhi pranë stacionit të trenit, në kryeqytet. Në momentin e aksidentit, punonjësi i policisë, i cili po lëvizte me motor është përplasur me një automjet. Për shkak të plagëve të marra, efektivi ndodhet në gjendje të rëndë ne spital. Nga aksidenti […]

A je dakord me vendimin e Metës për shtetësinë e Janullatos? Kjo është përgjigja e Kryemadhit

Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat teksa uroi të gjithë besimtarët për Krishtlindje ka folur edhe lidhur me vendimin e Metës për shtetësinë shqiptare të Janullatos.  “Sigurisht që jam dakord, madje është një vendim i vonuar. Kam përshtypjen që janullatos e do më shumë Shqipërinë seç e kanë dashur shqiptarët dhe disa politikanë”, është […]

Ledri Vula refuzon bashkëpunimin me Iggy Azalean!

E pabesueshme Ledri Vula refuzon bashkëpunimin me Iggy Azalean. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur  menaxheri i Ledrit. Ai është shprehur se Ledri edhe pse e ka pasur rastin të deportojë në tregun botërorë të muzikës, ka refuzuar. I ftuar në “Thumb”, Faton Shoshi ka treguar se Ledri ka refuzuar të bashkëpunojë […]