Aksident i rëndë në Sauk, makina përplas këmbësoren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Saukut në Tiranë.

Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësore duke e lënë atë të plagosur rëndë.Nga vendi i ngjarjes mësohet se 35-vjeçarja ishte duke kaluar rrugën në momentin ku mjeti i drejtuar nga shtetasi Saimir Çeka 27 vjeç e ka përplasur.

Bëhet me dije se gjendja e të plagosurës është kritike.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *