Aksidentohet patrulla e policisë

Një patrullë policie është aksidentuar paraditen e së martës, ndërsa është plagosur një efektiv. Ngjarja ndodhi pranë stacionit të trenit, në kryeqytet.

Në momentin e aksidentit, punonjësi i policisë, i cili po lëvizte me motor është përplasur me një automjet. Për shkak të plagëve të marra, efektivi ndodhet në gjendje të rëndë ne spital.

Nga aksidenti mbeti i plagosur dhe një kalimtar, i cili së bashku me policin u dërgua në spital për te marre ndihmën mjekësore.

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *