Apple blen Shazam për 400 milion dollarë

Gjiganti i teknologjisë, Apple ka blerë sot kompaninë britanike Shazam për vlerën marramendëse prej 400 milion dollarë.

Megjithëse shuma e saktë nuk bëhet e ditur, sipas blogut teknologjik “TechCrunch’, Apple ka paguar 300 milion paund britanik.

Shazam është aplikacion që iu jep mundësinë përdoruesve të gjejnë titujt e këngëve duke dëgjuar muzikën. Apple thotë se do ta integrojë këtë opsion direkt në shërbimet e veta muzikore.

Artikuj të Tjerë