ARDA TURAN DREJT ARSENALIT, JA KË LOJTARË DO KËRKOJË BARCELONA NGA “TOPÇINJTË

Arda Turan është i vetmi lojtarë në kampin e Barcelonës që nuk është aktivizuar asnjë minutë në këtë sezon futbollistik. Për këtë arsye ai po mendo largimin nga katalanasit dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, Ahmet Bulut. Mendohet që ai do të përfshihet në idenë e çmendur që kanë drejtuesit katalanas për të afruar Mesut Ozil, kështu që mund të përfundojë tek Arsenal. Kjo bindje përforcohet më shumë pasi të shtunën mesfushori turk ka preferuar të jetë në Londër dhe jo në “Camp Nou” ku shokët e tij të ekipit u ndalën nga Celta Vigo. 30-vjeçari ka postuar edhe një foto nga Londra në rrjetin e tij Instagram dhe është i shoqëruar nga agjenti, Ahmet Bulut. Ylli i Barcelonës nga transferimi i tij në 2015 nga Atletiko Madrid, regjistron 55 paraqitje me katlanasit dhe ka shënuar 15 gola Bulut ka konfirmuar se ditët e Turan tek katalanasit janë të numëruara, por këmbëngul se klienti i tij ka opsione në të gjithë Evropën.

Bulut tha: “Nuk është e qartë tani ku po shkon, por ai do të largohet nga Barcelona në janar. Po flasim me tre ose katër skuadra nga Spanja, Italia dhe Anglia. Nuk ka kontakt me Galatasarayn, pas 15 ditësh ne do të marrim një vendim përfundimtar. Ka dy opsione, ai do të shitet ose do të huazohet”.

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *