Çifti i showbizit drejt ndarjes? Askush nuk ia ka idenë ç‘po ndodh

Publikuar në: 03 DHJETOR

Këngëtarja e njohur, Eni Koci ka disa kohë që përflitet për një lidhje me kosovarin, Genc Prelvukaj. Asnjëri nuk e ka konfirmuar romancën, por postimet e mbrëmjes së kaluar i futën të gjithë në dyshime se ata nuk janë më bashkë.

“Tani jemi dy të huaj me kujtime të njëjta”, shkruajti Eni në Instagram. Pas kësaj nuk vonoi postimi i Gencit që shkruante: “Ti e vrave dashurinë e ma le armën në dorë.”

Të gjithë filluan me spekulimet se cifti më i ri në shoëbiz i ka dhënë fund romancës, por Eni hodhi poshtë gjithcka.

Ju mendoni se e dini por nuk ia keni idenë,” – ishte përshkrimi në fotografinë e rradhës ku shfaqej shumë provokuese. Të dy kanë sjellë një projekt muzikor, të cilin mendohet se ia kanë dedikuar dashurisë që kanë për njëri-tjetrin.

Fjalët që ngatërruan të gjithë mund të jenë tekst i ri për bashkëpunimin e tyre të dytë, por ende nuk është konfirmuar asgjë.

 

Autori i Postimit: Kristina

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *