Dalin detaje teknike nga rikonstruksioni i bulevardit Vlorë-Skelë (Foto)

Më 28 Shkurt 2018 ka nisur rikonstruksioni i Bulevardit “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës, nga Vlora në Skelë. Banorët e zonës shprehen pozitiv mbi ndërhyrjet dhe ndryshimet e fundit në qytet por theksojnë se rritmet e punimeve nuk janë të kënaqshme dhe kanë krijuar probleme të shumta për bizneset që operojnë përgjatë këtij bulevardi. Kompania fituese e tenderit për rikonstruksionin e bulevardit do të realizojë punimet për një periudhë prej 12 muajsh, por se sa e vërtetë do të jetë kjo ngelet për t’u parë pasi aktualisht rritmet janë shumë të ngadalta.

 

Shqetësim tjetër për banorët e Vlorës është rruga përgjatë bulevardit kryesor pasi nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me detajet teknike dhe mënyra se si do të implementohet ky projekt. Sipas tyre projekti nuk ka aspak transparencë dhe nuk dihet se çfarë do të bëhet në gjithë gjatësinë e rrugës. Përvec lajmit se do të ketë një rikonstruksion të bulevardit, nuk ka patur asnjë prezantim zyrtar për publikun.

 

Problem ngelet situata e parkimeve si dhe gjerësia e rrugës, pasi në fotot e publikuara në rrjetet sociale duket qartë që rruga do të ngushtohet në 2 korsi nga 4 që kishte më parë. Fatmirësisht kanë dalë në hije disa foto (burime jo zyrtare) të cilat paraqesin në mënyrë të detajuar se si është konceptuar bulevardi i ri Vlorë-Skelë. Më poshtë po ju paraqesim fotot të cilat janë marrë nga faqja Vlora Observer-Albania në rrjetin social Facebook.

Artikuj të Tjerë