Gjendet e vdekur pa rroba në ballkonin e apartamentit modelja e njohur

Është gjetur e vdekur në ballkonin e katit të 6 të pallatit, modelja e njohur.

18-vjeçarja Ivana Smit nga Holanda kishte shkuar për arsye pune në Malajzi, ku dhe u gjet e vdekur pa rroba në ballkonin e katit të gjashtë.

Nga hetimet e para mësohet se modelja e re ka rënë nga kati i 20-të dhe gjeti vdekjen e menjëhershme në katin e 6-të, në lagjen Jalan Dang Wangi të Kuala Lumpur, shkruan Daily Mail, transmeton newsbomb.al.

Ndërkohë, policia ka bërë me dije se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune. Megjithatë familja ka kërkuar që të hetohet çështja.

“Nuk mund të besojmë se ajo ra nga kati i 20-të dhe trupi u gjet në katin e 6-të. Ajo është gjetur lakuriq, nuk mund ta besojmë versionin e policisë”, është shprehur gjyshi i modeles, i cili prej dy dekadash jeton në Malajzi.

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *