HARTA E RREZIKUT/ MË E KEQJA PRITET SOT NË KËTO DY QYTETE, RESHJE BORE NË VERI

Më e keqja e përmbytjeve nuk ka kaluar ende. Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në buletin e fundit për rreziqet që e presin vendin, jep të dhëna alarmante për situatën me të cilën pritet të përballet kryesisht pjesa jugore e Shqipërisë.

Sipas parashikimit, edhe sot priten reshje shumë intensive, në pjesën jugore të vendit, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa.Shenjat e Alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë vendosur në tabelë sipas qarqeve.

Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me sasinë e këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me prurje shumë të larta.

Efektet e ndjeshme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017).

Në qarqet e vendit është vendosur shenja e rrëshqitjeve të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël.

RESHJE

Sot (e shtunë, dt.02) reshjet do të vazhdojnë përsëri intensiteti i tyre do të jetë në përgjithësi i lartë por në rënie në veri të vendit krahasuar me sot (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT

Sot (e shtunë, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 °C / 15 °C në vendet e ulta: 5 °C / 14 °C në vendet malore: 0 °C / 10 °C.

ERA

Sot  (dt.02) do të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *