Japin dorëheqjen mjekët e urgjencës në Qsut, zbulohet shkaku

Publikuar në: 05 DHJETOR

Mjekët e urgjencës së QSUT janë tërhequr nga pozicioni i tyre i punës. Mësohet se arsyeja e tërheqjes janë kushtet e vështira në punë.

Kështu, të gjithë mjekët kanë firmosur tërheqjen e tyre, duke paralajmëruar ashtu siç parashikohet në Kodin e Punës se pas 30 ditësh do të lënë vendet e tyre të punës.

Po ashtu, mjekët e urgjencës i kanë komunikuar vendimin ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu dhe kryeministrit Edi Rama, ku bëjnë me dije kushtet e largimit dhe është firmosur nga të gjithë mjekët.

Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Ka mbingarkesë me të shtruar të sëmurë, si dhe nuk ka kushte pune për stafin mjekësor. Ndërkohë, shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat”, thuhet në një paragraf të letrës së mjekëve të urgjencës.

Autori i Postimit: Kristina

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *