Kanadaja hap dyert për Ballkanin, këtyre dy shteteve u hiqen vizat

Publikuar në: 02 DHJETOR

Ministria për Shtetësi dhe Migrim e Kanadasë, njoftoi se kanë hequr vizat për qytetarët e Bullgarisë dhe Rumanisë.

Në njoftimin e publikuar nga ministria bëhet e ditur se pas bisedimeve të bëra me delegacionet e nivelit të lartë të të dyja shteteve që nga viti 2014 për heqjen e vizave është arritur rezultat.

Në deklaratë theksohet se vendimi tregon se Qeveria e Kanadasë i kushton rëndësi marrëdhënieve të saj me dy shtetet si dhe BE-në.

Me vendimin e ri rumunët dhe bullgarët do të mund të hyjnë në Kanada pa viza, për akomodime, vizita të familjes dhe shokëve si dhe me qëllime turistike deri në 6 muaj.

Ndërkohë ministri për Shtetësi dhe Migrim, Ahmed Hussen, në deklaratën e tij tha se “Lehtësimi i vizitave të rumunëve dhe bullgarëve në Kanada, do të inkurajojë më shumë udhëtime dhe tregti, kështu që do të krijojë mundësi të reja tregtare dhe investimesh për kanadezët dhe evropianët”.

Nga ky vendim përfitojnë edhe mijëra shqiptarë që janë njohur nga qeveria shqiptare si pakicë bullgare dhe kanë marrë pasaportat e shtetit të Bullgarisë.

Autori i Postimit: Kristina

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *