Mandarina shqiptare rrëmben fronin e frutit më të kërkuar në Evropë.

Publikuar në: 05 DHJETOR

Si asnjëherë më parë, një superprodhim prej 18 mijë ton mandarinash do të plotësojë kërkesat e tregut vendas dhe kërkesat marramendëse të evropianëve përgjatë gjithë sezonit.

Gjithçka po ndodh në Konispol dhe konkretisht në Xarrën e famshme të mandarinave. Aty ku, 480 fermerë janë bashkuar në një shembull të artë suksesi duke i ofruar tregut të import/eksportit rreth 18 mijë ton mandarina për gjithë sezonin.

Një mënyrë e mençur, e cila jo vetëm thyen traditën shqiptare të biznesit individual por hap një shteg të ri në suksesin e futjes së prodhimeve shqiptare në dritën e tregjeve të huaja.

Fermerët e Konispolit të kontaktuar nga Komente.com konfirmuan se të vetëm, nuk do të mund t’ia dilnin për të qenë të suksesshëm sa sot. Ndaj dhe me të drejtë sipas tyre çelësi i kësaj arritjeje në prodhim është bashkimi në një pikë grumbullimi.

Tregjet e Europës në Kërkim të Mandarinës Shqiptare

Shqipëria është duke u shndërruar në një konkurrente të fortë në Evropë në tregun e mandarinave, krahas Italisë, Greqisë dhe Spanjës.

Aktualisht, fermerët e Konispolit kanë nisur me intentistet vjeljen dhe ngarkimin e arkave me destinacion eksportin drejt tregjeve evropiane.

Ndërsa gjysma tjetër për të plotësuar kërkesat e tregjeve evropiane, të cilat në këtë stinë i kanë drejtuar sytë nga Shqipëria. Sidomos për furnizimin me mandarina.

Kërkesa e tregjeve evropiane sa vjen dhe rritet. Ndaj dhe fermerët e Konispolit po ndërmarrin të tjerë hapa në zgjerimin e mëtejshëm të kultivitimit të këtij frutit të artë dimëror.

Djersa “e ëmbël mjaltë” e fermerëve të Konsipolit

Falë përkushtimit dhe punës së palodhur të fermerëve, sot djersa e tyre bëhet “e ëmbël mjaltë”.

Pasi shfrytëzojnë prodhimet e pemëve të mandarinës, banorët e Konispolit, gjatë stinëve kur nuk prodhohet përkushtohen në mbarëvajtjen e pemishteve.

Ata kujdesen për krasitjen, plehërimin, ujitjen e tyre. Me qëllim për t’u përgatitur për më tepër prodhim vitin pasues. Kjo, pasi mandarina, jep kapacitet në rritje prodhimi, pasi kalojnë 5 vjet.

Fshatarët e tjerë të zonës që kultivojnë mandarinë, e shesin atë në pikat e grumbullimit, me çmim për të cilin kanë rënë unanimisht dakord. Ata marrin faturë të rregullt dhe transportojnë mallin në destinacion, për t’u likujduar në kthim nëpërmjet bankës.

Këtë sezon, superprodhimi i mandarinave shqiptare premton më shumë të ardhura e begati krahasuar me vitet e mëparshme.

Ky fakt, i motivon edhe më shumë fermerët e Konispolit për të vijuar bashkëpunimin e fortë me njeri-tjetrin.

Autori i Postimit: Kristina

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *