Mbajeni larg celularin: Departamenti Amerikan i Shëndetit paralajmëron!

Departamenti i Shëndetit Publik në Kaliforni të SHBA-së, ka lëshuar udhëzime mbi ekspozimin ndaj celularëve, duke i paralajmëruar banorët që ta mbajnë telefonin celular larg trupit të tyre, për të zvogëluar rreziqet e kancerit dhe të infertilitetit.

Ky udhëzim vjen pas një beteje ligjore të nisur nga studiuesi i universitetit ‘UC Berkeley’, Joel Moskoëitz, vitin e kaluar, pasi ai zbuloi se dokumentet e draftit për këtë çështje kishin ekzistuar që nga viti 2010, por nuk ishin vënë në dispozicion të publikut.

Dokumenti, “Si të zvogëlohet ekspozimi ndaj energjisë nga radiofrekuenca nga telefonat celularë”, thotë se ndërsa shkenca ende po zhvillohet, disa studime kanë sugjeruar një lidhje midis përdorimit afatgjatë të telefonit celular dhe kancerit.

Përfundimet e këtyre studimeve, nuk kanë krijuar një lidhje përfundimtare midis të dyjave dhe se rreziqet potenciale shëndetësore nga telefonat celularë janë ende të diskutueshme mes shkencëtarëve, megjithatë departamenti i shëndetësisë tha se duheshin marrë masa parandaluese për të ruajtur shëndetin.

Pjesa kryesore e këshillave të lëshuara nga autoriteti në fjalë është mbajtja e telefonit larg trupit. “Mbajtja e telefonit tuaj vetëm disa metra larg, mund të sjellë një ndryshim të madh. Kjo do të thotë duke përdorur opsionin e altoparlantit ose një kufje, në vend të mbajtjes së telefonit në vesh si dhe mbatjes së tij në çantë dhe jo në xhep, mund të ulë rreziqet ndaj shëndetit.”

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *