Ndeshjet e Champions League nuk do të nisin më në orën 20.45

UEFA konfirmoi zyrtarisht se sezonin e ardhshëm do të ndryshojë orari i ndeshjeve të Champions League. Në bazë të formulës së re asnjë ndeshje nuk do të luhet në orë 20:45.

Champions League do të ketë dy orare të ndryshme zyrtare: 2 ndeshje do të nisin nga ora 19:00, ndërsa 6 ndeshjet e mbetura do të nisin nga ora 21:00. Vendimi u mor në dhjetor të 2016-ës kur u mbajt mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s./lapsi.al/

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *