Njihuni me jahtin superluksoz të inspiruar nga anijet pirate

Një jaht spektakolar i inspiruar nga anijet pirate të shekullit 17 ka ardhur në një version tepër luksoz me vend për helikopterin, recepsion, pishinë dhe garazh.

Anija quhet Caronte dhe është ndërtuar nga kompania italiane Lazzarini Design Studio dhe ka tre dhoma e 6 kabina.

Një punonjës i kompanisë ka thënë: “Motoja jonë është të mendojmë për të ardhmen, pa harruar të kaluarën. Për anijet pirate moderne, kabina komanduese është në vendin kryesor në qendër të anijes, njësoj si në kohët e vjetra ku dhoma e kapitenit ishte me pamje të qartë.”

Gjatësia e kësaj anije super luksoze është 60 metra.

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *