Nuk njeh moshë, Van Damme!!

Aktori i njohur Jean-Claude Van Damme padyshim, ndonëse 57-vjeç nuk njeh moshë. Ai u shfaq në tapetin e kuq të premierës e filmit të tij ‘Amazon’ në Paris dhe  rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen e tij duke treguar se është njësoj në formë.

Van Damme performoi disa lëvizje të arteve marciale për të treguar se vazhdon se i zotëron akoma lëvizjet edhe pse shumë vite pas rolit të tij në Bloodsport në vitin 1988.

57-vjeçari, pasi hoqi dorë nga dalja në pension është kthyer përsëri në lojë.

Arsyeja që babai i aftë i tre vendosi të mbajë premierën në kryeqytetin francez ishte për shkak të një premtimi që i bëri nënës së tij.

“Kur humba famën për shkak të disa budallallëqeve dhe nuk mora pjesë në ndonjë film teatror për 9-10 vite përveç Expendables 2, i thashë nënës sime, para se të ikësh nga kjo jetë, mama, do të sigurohem që të jem kthyer në teatro dhe ne do të kemi një premierë të madhe në Paris,”-tha ia për NY Times. “Dhe tani po ndodh. Ajo është 83 vjeç dhe gjithçka që i kam thënë mamasë sime po ndodh tani.”

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *