Perisiç “show”, Inter e Icardi në krye

Interi ka arritur një fitore të pastër 5-0, në “San Siro” kundër Chievos.

Nga dy gola për çdo pjesë loje i kanë mjaftuar Interit për të marrë kreun i vetëm, me zikaltërit që duke përfituar nga hapi fals i Napolit, për të udhëhequr klasifikimin me 1 pikë më shumë se napoletanët.

Ishte kroati Perisiç që në minutën e 23-të shfrytëzoi mjaft mirë një top të kthyer nga grushtimi i Sorrentinos për të zhbllokuar takimin.

Në apel nuk mund të mungonte bomberi Icardi, me argjentinasin që mori një top nga Brozoviç dhe i vetëm përballë portierit nuk fal, duke dyfishuar rezultatin e takimit dhe u ngjitur në krye të golashënuesve të Seria A, me 16 rrjeta pas 15-javësh.

Në fraksionin e dytë, ishte përsëri Perisiç që gjeti golin për 3-0, ndërsa Skriniar shënoi golin e katërt. Goleada nuk kishte mbaruar akoma, me kroatin Perisiç që shënoi dhe golin e 5-të për Interin dhe kompletoi tregolëshin e tij personal.

Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:

Benevento-Milan 2-2

Fiorentina-Sassuolo 3-0

Bologna- Cagliari 1-1

Artikuj të Tjerë