Përmbytjet, Maqedonia i ofron ndihmë Shqipërisë për përballimin e situatës

SHKUP– Shqipëria vijon të përballet me një situatë të vështirë prej disa ditësh si pasojë e motit të keq që ka shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, kryesisht në Fier, Vlorë dhe Fushë-Krujë.

Pas solidarizimit dhe gatishmërisë për ndihmë të ofruar nga Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, së fundmi është Maqedonia shteti i radhës që ka ofruar gatishmërinë për të ofruar ndihmë në përballimin e situatës. ”

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka shprehur interes për situatën e emergjencës natyrore ne Shqipëri dhe i ka ofruar ndihmë homologut Edi Rama për ta ndihmuar në këto momente jo të lehta për Shqipërinë dhe popullin shqiptar”- thuhet në njoftimin e Kryeministrisë maqedonase.

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *