Pranga dy shqiptarëve në Itali, kapen me bizhuteri të vjedhura me vlerë 70 mijë euro

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi gjatë një kontrolli në banesën e tyre janë gjetur bizhuteri të vjedhura.

Dy shqiptarët, 27 dhe 39 vjeç me banim në Firence kishin vjedhur bizhuteri të çmuara me vlerë totale prej 70,000 euro.

Karabinierët sekuestruan ora të shtrenjta, varëse e bizhuteri të tjera si dhe mjetet që përdornin për të hyrë në banesa. Emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur.

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *