Rama ne Fushje Kruje, sheh nga afer situaten dramatike, u jep kurajo te evakuarve

Kryeministri Edi Rama në orët e vona të mbrëmjes së të premtes ishte në Fushë Krujë për të parë dëmet e mëdha që janë shkaktuar nga vërshimi i lumit Erzen.

Situata në Fushë Krujë gjatë ditës së sotme ka qenë dramatike dhe është dashur ndërhyrja dhe nga ajri për të evakuar disa familje nga disa fshatra. Gjithashtu rreth 150- 200 persona janë akomoduar në një shkollë dhe kryeministri Rama shkoi mbrëmjen e sotme për ti takuar.

Për ti dhënë kurajo Rama i tha: Do ta kalojmë”
Ndërsa duke bërë batutë në momentin kur takoi një djalë i cili ishte strehuar në shkollë i kujtoi se kishte arritur të shpëtonte celularin.

Në Shijak janë evakuar 120 familje.

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *