Rama “i qahet” BE-së: një prej familjes tuaj na sulmon

Publikuar në: 05 DHJETOR

Shqipëria prej kohësh kërkon që të bëhet pjesë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Që pas rënie së komunizmit janë bërë përpjekje që të bëheshim pjesë e unionit evropian, pjesë e kësaj familjeje të madhe. Shqiptarët prej vitesh duan që të bëhen pjesë e BE-së, por jo të gjitha vendet anëtare të unionit janë dakord që të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Jo më larg se dje Presidenti i KE-së, Donald Tusk tha se jo në të gjitha kryeqytetet e BE-së ju presin si në Bruksel.

Këtë gjë e theksoi akoma më shumë dhe kryeministri Edi Rama në samiti për Ballkanin Perëndimor organizuar nga Miqtë e Evropës. Rama në fjalën e tij deklaroi  se mediat e një vendi anëtar të Bashkimit Evropian, sulmojnë Shqipërinë për krimin etnik shqiptar, ndërsa statistikat flasin ndryshe.

Autori i Postimit: Kristina

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *