Real Madrid ngre lart kupën e botës, Ronaldo shkruan historinë

Real Madrid është absolutisht klubi më i mirë i futbollit në Botë për vitin 2017.

Madrilenët tashmë janë kampionë botëror për klube për të dytin vit rradhazi. Sot ata mundën brazilianët e Gremios me rezultatin 1-0 ku sërish protagonist absolut për “galaktikët” ishte Cristiano Ronaldo.

Ishte një gol i portugezit nga goditja e dënimit që i dha suksesin madrilenëve. Një ekzekutim perfekt ai i Ronaldos që në këtë mënyrë shënon në dy finale rradhazi në Botërorin e klubeve.

Gjithashtu luzitani është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë kompeticion me 7 gola.

Ky është trofeu i pestë që merr Real Madrid në vitin 2017 duke qenë në këtë mënyrë klubi më i suksesshëm për vitin që po mbyllet.

Artikuj të Tjerë