ROMELA BEGAJ FITON MEDALJE ARI, SHPALLET KAMPIONE BOTE NË SHKËPUTJE

Romela Begaj tashmë është Kampione Bote në shkëputje, falë suksesit të saj dhe paraqitjes historike në Botërorin që po zhvillohet në SHBA.

Romela u rendit e para në stilin e shkëputjes duke fituar kështu medaljen e arit, ndërsa në dygarësh zuri vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë.

Në shkëputje Begaj kreu 3 prova perfekte dhe ngriti 107 kg (rekord personal), ndërsa në shtytje ngriti 125 dhe 128 kg (rekord personal).

Peshëngritësja shqiptare provoi 131 kilogramët, por nuk ia doli dhe pësoi një dëmtim serioz në shpinë, duke mbetur e shtrirë në tokë dhe duke u larguar me ndihmën e stafit të saj.

Artikuj të Tjerë