Sekreti i lumturisë!

Njëri ndër problemet krysore në ballafaqim me botën sot, është ndjekja e lumturisë. Të qenurit i lumtur është bërë synimi i secilit person, madje ne jemi duke e përdorur lumturinë për t’i dhënë përgjigje pyetjes më bazike të ekzistencës njerëzore: “Cili është qëllimi i jetës”? Çdo gjë tjetër është dytësore. Miliona njerëz, jetën e vet i’a kanë përkushtuar arritjes së kësaj gjendje të lumturisë, por vetëm pak e kanë arriturë këtë sukses.

Si pasojë e kësaj, pyetja tjetër e ekzistencës tonë bëhet “Si mund të jem i lumtur?” Media ka servuar imazhe të lumturisë, të cilat i kanë drejtuar njerëzit gabimisht, drejtë gjetjes së përgjigjes së kësaj pyetje bazike për jetën. Të qenurit i lumtur nuk do të thotë të vozitësh veturë të shpejtë, të blesh një rezidencë e madje as të kesh një karrierë të suksesshme. Vetëm një kombinim i hap portat e lumturisë, ajo është filozofia.

Rene Dekart (René Descartes), përshembull, ka thënë se objektivi kryesorë i filozofisë është arritja e një jete të lumtur, dhe se vetëm njerëzit me një mendje të shëndoshë mund të arrijnë lumturinë. Ai gjithashtu ka thënë se filozofia e trajton mendjen ashtu siç mjekësia e trajton trupin. Filozofia na mëson të veprojmë me një mendje të shëndoshë, sepse vetëm atëherë veprimet tona mund të na e sjellin atë që ne e quajmë lumturi.

Dekarti ka shtuar se lumturia është produkt i virtytit dhe se ne duhet të fokusohemi ta praktikojmë vullnetin e mirë, meqenëse mirësia jonë do të rezultojë në lumturinë tonë.

Pikëpamjet e Dekartit ecin dorë për dore me filozofinë e Imanuel Kantit. Kanti ka pohuar se lumturia dhe virtyti janë të ndërthurura dhe se vetëm të virtytshmit e meritojnë lumturinë. Ai e pranon se mirësi në vetëvete nuk e sjell lumturinë, megjithatë, a do ta meritonim të ishim të lumtur nëse nuk jemi të mirë? Kanti thotë jo.

Ne kemi qenë të verbër. Mendjet tona kanë qenë të prishura me imazhe, të cilat mediat dhe korporatat gjigande na i kanë shitur. Ne nuk duhet ta vendosim lumturinë si qëllim; në vend të kësaj, ne duhet ta bëjmë mirësin rezolut të jetës sonë.

Më shumë se të menduarit “Si të bëhem i lumtur?”, ndoshta ne duhet ta pyesim veten “Si mund të bëhem i mirë? Vetëm atëherë ne mund të bëhemi vërtetë të lumtur.

Artikuj të Tjerë