SHBA dhe Kina sprapsin Korenë e Veriut, Avionë Mbi Phenian

Publikuar në: 04 DHJETOR

Koreja e Veriut tashmë gjendet e vetme përballë dy superfuqive siç janë Kina dhe SHBA-të. Të dyja këto shtete kanë nisur avion luftarakë kundër në Kufij me Korenë e Veriut dhe i tregojnë kësaj të fundit fuqinë ushtarake. Me sa duket bota është në prag të një luftë të tretë botërore dhe nuk dihet se kush mund të jenë aleatët e Koresë së Veriut. Testimet e fundit të raketave balistike me rreze të gjatë veprimi rrezikojnë komplet territorin e Shteteve të bashkuara të Amerikës por dhe Kinën e  Japoninë, për të mos folur Korenë e jugut që është një vend fqinj.

Qindra avionë, mes tyre edhe dhjetëra avionë që nuk pikasen nga radarët, kanë nisur të hënën një stërvitje mes SHBA dhe Koresë së Jugut. Kjo është stërvitja më e madhe e kryer ndonjëherë mes dy vendeve. Ajo pritet të zgjasë pesë ditë.

Gjithashtu, ushtria e Kinës ka dërguar një aeroplan të zbulimit mbi Detin e Verdhë dhe Detin e Kinës Lindore – Jugperëndim të Koresë së Veriut.“Aeroplani i zbulimit u dërgua nga Forca Ajrore e Kinës për të “përmirësuar gatishmërinë luftarake dhe për të mbrojtur interesat strategjike të vendit”, thuhet në njoftimin e ushtrisë kineze.

Shen Jinke, zëdhënës i Forcës Ajrore të Kinës, tha se aeroplani mori pjesë në stërvitjet krahas avionëve luftarakë dhe forcave raketore.

Duke parë veprimet e fundit të Kinës dhe Koresë së Veriut, vendi komunist ka nisur mobilizimin. Media e këtij vendi thotë se stërvitja e përbashkët SHBA-Kore e Jugut po e çon rajonin më pranë luftës bërthamore.

Kina është duke provuar manovra dhe rrugë të reja, aeroplani kinez i spiunazhit, i dërguar nga një bazë ajrore e paidentifikuar në Kinën veriore, fluturoi në një rrugë që ushtria nuk e kishte përdorur më parë.

Ndërkohë, Koreja e Jugut dhe SHBA kanë filluar një stërvitje të madhe ajrore sot në mëngjese.

Trajnimet, që zgjasin pesë ditë, vijnë vetëm një javë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) që besohet të jetë në gjendje të arrijë deri në SHBA.

Wang Yi, ministri i jashtëm i Kinës, ka thënë se rishfaqja e tensioneve është për “keqardhje” pas më shumë se dy muajsh të qetësisë relative.

Kina dhe Rusia i kanë bërë thirrje SHBA-ve të braktisin stërvitjen vjetore pesë-ditore në këmbim të garancive se Koreja e Veriut do të frenojë programin e saj bërthamor.

Autori i Postimit: Kristina

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *