Të famshmit që janë kritikuar për higjienën dhe erën e keqe (FOTO)

Publikuar në: 04 DHJETOR

Marilyn Monroe

Shumë meshkuj kanë dashur ta puthin. Megjithëse ishte tejet e bukur, higjiena e saj personale ishte tmerr. Sipas yllit Clark Gable, Monroe zakonisht lëshonte gazra dhe urrente dushin, gjë që e kishte mërzitur aktorin. Sipas biografisë së Gable, të shkruar nga David Bret, “Monroe do të duhej të shqetësohej për higjienën e saj katastrofë”.

Brad Pitt

Nuk e besoni, por Brad Pitt ka erë të keqe. Sipas një yllit tjetër, Pitt nuk ka higjienë të mirë. Kur Pitt po bënte filmin e Quentin Tarantino ‘Inglourious Bastards’, ai kishte punuar me aktorin Eli Roth. Roth ka thënë se Pitt kishte anashkaluar dushet dhe në vend të kësaj kishte përdorur lecka të lagura për t’i fshirë djersët.

Jennifer Lawrence

Kur Lawrence ishte shfaqur në filmin “Hunger Games” përkrah Liam Hemsworth ajo me qëllim kishte ngrënë ushqime me erë. Hemsworth thotë – “kurdo që duhej ta puthja Jennifer-in, ishte e pakëndshme. Ajo është e mirë, e dua. Para skenës me puthje, ajo hante hudhër apo peshk dhe para skenës më thoshte ‘nuk i kam larë dhëmbët’.

Zac Efron

Aktori Zac Efron ka puthur shumë aktore të Hollivudit. Asnjë prej tyre nuk ka dyshuar se ai puth keq. Sido që të jetë, ishte një kohë kur Efron ishte paralajmëruar për aromën e tij të keqe të gojës. Me gjasë, ai kishte harruar dhe kishte ngrënë ton para një skenës intime. Kjo kishte ndodhur gjatë pushimit të drekës. “Ishte skena kur duhej të puthesha dhe kisha ngrënë ton. Sa poshtëruese ishte. Kam kërkuar anulimin e skenës”.

Matthew McConaughey

Disa njerëz urrejnë të mbajnë deodorant. Merrni shembull aktorin Matthew McConaughey. Ai nuk vë as deodorant, as ujë tualeti. Këtë e ka bërë tash e 20 vjet. Ndoshta atij nuk pengon, por dikujt tjetër po. Aktores Kate Hudson i pengon, për shembull. Kur Hudson dhe McConaughey po bënin “Fool’s Gold”, Hudson kishte kërkuar nga McConaughey të përdorë deodorant.

Johnny Depp

Aktori shumë i talentuar Johnny Depp njihet për mungesë higjiene personale. Ai duket se nuk mendon që larja është e rëndësishme, se aroma e tij është më e mira. Depp është dhe duhanpirës, e kjo ka lënë pasoja. Kur Depp dhe aktorja Angelina Jolie po xhironin një skenë romantike, Jolie i kishte thënë Depp-it të përdorë mentë para skenës së tyre ku duhej të putheshin.

Autori i Postimit: Kristina

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *