Teknikë e re për zhukjen plotësisht të kancerit, trajtimi nga viti i ardhshëm

Publikuar në: 27 NËNTOR

Një trajtim i ri rrënjësor e radikal i kancerit mund të testohet vitin e ardhshëm.

Teknika, e frymëzuar nga pacientët që janë shëruar plotësisht nga kanceri, përdor qelizat e fuqishme që vrasin kancerin, të njerëzve që kanë sistem të fortë imunitar.

Qelizat ‘neutrofile’, që janë pjesë e vijës së parë të mbrojtjes së trupit, shumëfishohen miliona herë dhe injektohen në pacientë me kancer.

Shkencëtarët mendojnë se aryesja pse këto invididë arrijnë që ti shpëtojnë kancerit vdekjeprurës janë këto qeliza dhe rikuperimet janë një mrekulli.

Pas eksperimenteve me minj, një kompani britanike është duke u përgatitur për ë bërë trajtimin e neutrofilit në një numër të vogël pacientësh.

“Do të jetë një terapi kuruese që do ta merrni një herë në jave për një periudhë kohore prej 5-6 javësh,”-tha Alex Blyth, shefi ekzekutiv i Lift BioSciences. “Shpresojmë që pacientët të kenë rikuperim të plotë. Qëllimi jon është qelizave të para në botë neutrofile të fuqishme kundër kancerit.”

Autori i Postimit: Kristina

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *