Vrasja e gazetares, 1 milion euro shpërblim për…

Publikuar në: 04 DHJETOR

Arrestohen në Maltë 8 të dyshuar si të lidhur me vrasjen e gazetares investigative Dafne Galicia. Kryeministri Jozef Muskat konfirmoi ndalimin e tyre dhe tha se hetuesit kanë 48 orë kohë, për të hedhur dritë mbi dyshimet e tyre.

Qeveria ka ofruar 1 milion Euro për këdo që jep informacion të saktë mbi vrasjen. Gazetarja 53-vjeçare u vra në një atentat me bombë të vendosur në automjetin e saj më 16 tetor në Maltë.

Ajo shquhej për shkrimet e saj investigative që hidhnin dritë kryesisht mbi aferat korruptive të kryeministrit dhe qeveritarëve maltezë, por edhe për lidhjet e tyre me skandalin Panama Papers.

Autori i Postimit: Kristina

Komento

Adresa e emailit nuk do të publikohet. Fushat e detyruara janë të shënuara me simbolin: *