1 milion $ për lobim në SHBA, PS reagon sërish: Skandali s’kalon në heshtje, Basha nuk i bëri me rrugën e Kombit

Partia Socialiste ka reaguar sërish lidhur me  pagesën prej gati 1 milion dollarësh ndaj firmave lobuese në SHBA, ku PS pretendon se paratë e PD janë me origjinë të dyshimtë dhe janë transferuar përmes firmave offshore në parajsa fiskale.

Përmes një deklarate për mediat, deputetja e PS, Klotilda Ferhati i kërkon PD të japë shpjegime lidhur me këto para dhe se ky skandal sipas saj nuk do të kalojë në heshtje.“PD duhet të japë përgjigje për pothuajse një milion dollarë që janë transferuar me firmën e Bashës për lobim në SHBA. Basha ka detyrim ligjor që të dalë dhe të japë shpjegime për origjinën e parave. Kryetari i PD duhet të shpjegojë se cilat janë lidhjet e këtyre parave me drogën dhe pse mashtroi KQZ. Përjashtimi nga deklarimi i një milion dollarëve është shkelje penale dhe përgjegjësia bie mbi Bashën. Basha me një milionë dollarët porositi lajme të rreme për vendin tonë. Skandali nuk mund të kalojë në heshtje, ai nuk mund të fshihet më sikur bëri me rrugën e Kombit. Prokuroria të vazhdojë hetimet”, u shpreh deputetja e PS, Ferhati.

Artikuj të Tjerë