10 banesa të pëmbytura, rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie, ja situata aktuale në Shqipëri

Mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me reshje mesatare dhe të larta shiu, të cilat priten të intensifikohen më 30 nëntor – 2 dhjetor në gjithë territorin e vendit.

Në Kryeministri është zhvilluar mbledhja e Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, në nivel të Sekretarëve të Përgjithshëm, ku është diskutuar për punën e bërë për parandalimin e emergjencave, problematikat sipas fushave dhe detyrat për secilin institucion. Në vijim janë marrë këto masa:

– Janë bërë njoftime publike për nivelin e rrezikut dhe adresat e evakuimit të mundshëm;

– Janë ngritur shtabet e emergjencës në të gjitha qarqet;

– Janë bërë inspektime të gjithanshëm në të gjitha nyjet kritike në vend, si nga prefektët ashtu dhe nga drejtuesit e strukturave të tjera shtetërore;

– Janë kontaktuar kontraktorët privatë që kanë përgjegjësi në mirëmbajtjen e rrugëve;

– Ka vazhduar puna për zhbllokimin e kanaleve kulluese në të gjithë vendin;

– Janë inspektuar dhe mbahen nën vëzhgim prurjet në lumenj dhe përrenj;

– Ka vazhduar puna për mirëmbajtjen dhe riparimin e problemeve në rrjetin elektrik dhe atë të furnizimit me ujë.

Pasqyra e problemeve kryesore të evidentuara

Siguria e jetës

Një elektricist i OSHEE humbi jetën gjatë punës në Fier dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë punës në Shkodër. Janë evakuuar 20 persona në Gjirokastër, 7 në Berat dhe po evakuohen 10 në Tiranë.

Kryesisht të lira. Të bllokuara nga bora Rruga Bogë-Theth në Qafën e Thorës. Probleme në Autostradën Tiranë-Durrës dhe në disa rrugë dytësore, që janë pastruar. Rrëshqitje dheu në rrugën Tiranë-Ndroq. Prezencë uji në aksin kombëtar Mjedë-Shkodër.

Energjia elektrike

Ka pasur problem furnizimi me energji te dy hidrovorëve të Velipojës, që ndërkohë është zgjidhur. Janë pa energji rreth 75,000 mijë abonentë dhe nuk janë në funksionon 62 fidera.

Uji

Dëmtime të pjesshme të ujësjellësit të Bulqizës, pa u ndërprerë furnizimi.

Shkollat

Është ndërprerë mësimi në të gjithë shkollat e vendit.

Banesat

Janë përmbytur 10 banesa në Kamëz.

Artikuj të Tjerë