3 vite jashtë skenës, Enada Hoxha: Ja pse u largova

Balerinën e famshme Enada Hoxha ishim mësuar që ta shikonim shumë shpesh në ekran. Por u bënë disa vite që balerina klasike i ka munguar publikut shqipatar në skenë.

E ftuar në emisioni ‘Ditë e Re’, Enada ka treguar se nuk ishte një vendim i thjeshtë

Largimi im nga skena nuk ishte shumë e thjeshtë, në fakt nuk do të doja ta komentoja sepse ia lashë kohës dhe ajo i sheshoi gjërat. Por sigurisht më la jo shumë prezente në skenë , siç ishit mësuar apo siç isha mësuar unë të isha në skenë në çdo projekt apo çdo shfaqje.”

Pas një periudhe 3 vjeçare, Enada ka bërë disa dalje në skenë por ishin sporadike.

“Ato dalje natyrisht goditën. E gjithë ambicja ime është që është që çdo dalje e imja të ishte një ‘boom’.

Ajo çfarë i vuri kapak largimit të saj ishte 20 vjetori i karrierës. Më pas gjërat ndryshuar. Pas Zana Çela u vendos në drejtim të Teatrit, vendosi që Eanda duhet të drejtonte trupën e baletit.

“Ajo që drejton teatrin është Zana Çela, e cila me shumë vlerësim vendosi që përveçëse të isha një balerinë e parë e teatrit por me dalje të pakëta, të drejtoja trupën e  baletit. Kjo është përgjegjësi e madhe por pakëz e tërhequr nga skena. Si të themi, një konflikt interesi, ajo që drejton, të kërcejë edhe të bëjë koreografinë. Kjo është një zgjedhje e drejtuesve dhe duhet ta respektoj

Artikuj të Tjerë