41-vjeçarja nga Kruja zhvat të moshuarën nga lekët por në fund e pëson keq

Një 41-vjeçare banuese në Krujë është arrestuar nga policia pasi i ka marrë para nëpërmjet mashtrimit një të moshuare.

Policia bën me dije se shtetasja e arrestuar është:

L.G 41 vjeç, banuese në Krujë.

Arrestimi i saj u bë pasi në fshatin Mizë, Divjakë, i ka vjedhur nëpërmjet mashtrimit 220 Euro dhe 225 mijë lekë shtetases L.V, 71 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Artikuj të Tjerë