Aksident i rëndë/ Makina përplas gruan dhe fëmijën 10 vjeç

Një aksident me dy të plagosur rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës. Sipas policisë makina ka përplasur këmbësorët përkatësisht një grua 43 vjece dhe një fëmijë 10 vjeç. Aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, në fshatin Çaushli. Mjeti tip “Volksëagen” me targa KO 5929B, me drejtues A.F, 31 vjeç ka aksidentuar dy kmëbësorët. “të dëmtuarit janë A.K 43 vjeçe dhe A.V, rreth 10 vjeç, të cilët janë shtruar në gjendje të rëndë në spital. Po kështu i plagosur ka mbetur edhe shoferi. Nuk dihen ende rrethanat e aksidenti të rëndë.

Artikuj të Tjerë