Aksident I RËNDË në Burrel, 13-VJEÇARI humb kontrollin e makinës, në RREZIK PER JETËN

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Burrel-Klos ku një 13-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe si për pasojë ka dalë nga rruga.

13-vjeçari me iniciale XH.M, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spital, në rrezik për jetën.

I plagosuri pritet të dërgohet për në Spitalin e Traumës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të Tjerë