Aksident i rëndë në Korçë, përplasen dy makina të Ministrisë së Brendshme

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Korçës, ku tre automjete janë përplasur mes tyre, dy prej të cilave makina shoqëruese të Ministrisë së Brendshme.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur disa persona të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë për në spital.

Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta.

Artikuj të Tjerë