Aksident i rëndë, shoferi e përplas me makinë dhe largohet, në gjendje të rëndë 53-vjeçari

Aksidenti ka ndodhur te Ish-Kombinati i Tekstileve, ku një automjet ka përplasur një 53-vjeçar me inicialet A.R., i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po lufton me vdekjen.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.