Aksident në Shkodër, plagosen dy persona, njëri ne gjëndje kritike

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti, ku janë përfshirë dy motocikleta.

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në rrugor Kryebushat- Vau Dejës, në vendin e quajtur Stajka. Për pasojë, dy drejturesit janë plagosur, ndërsa sipas policisë njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

“Më datë 09.11.2017, ora 07:30, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Kryebushat- Vau Dejës, në vendin e quajtur Stajka, Vau Dejës ku janë përplasur dy motorrçikleta.

Si pasojë e aksidentit janë demtuar dy drejtuesit e mjeteve, shtetasi K. P, vjeç 27, i dëmtuar lehtë, jashtë rreziku për jetën.

Si dhe shtetasi Z. G. vjeç 67, i cili është në gjëndje të rëndë shëndetsore Të dy këta shtetas janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore. Po punohet me grup hetimor për sqarimin rrethanave të aksidentit”, sqaron policia paraprakisht.

Artikuj të Tjerë