Aksident tragjik në Tiranë, “Benz-i” përplas për vdekje një grua

Një aksident fatal ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Tiranë.
Një makinë ka përplasur një grua, e cila ka ndërruar jetë disa orë më vonë në spital. Drejtuesi i mjetit tip “Benz” është larguar menjëherë pas aksidentit.
“Më datë 28.11.2017, rreth orë 02:00, Salla Operative është njoftuar se në Bulevardin “Gjegj Fishta”, ka ndodhur një aksident. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë si dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake rezulton: Në Bulevardin “Gjergj Fishta” , një mjet tip “Benz”, me ngjyrë gri me portobagazh ka aksidentuar shtetasen P. B. 47 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetësja P.B ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe mjetit”, sqaron policia.