Aksidentohet për vdekje këmbësorja

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së hënës në qytetin e Durrësit.

Viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur një këmbësore 53 – vjeçare, të cilën policia e identifikon vetëm me inicialet T.R.

Ajo u përplas rreth orës 05:30, në rrugën Ura e Dajlanit – Shkozet nga një makinë me targa AA 635 AA, me drejtues 49 – vjeçarin A.D.

Këmbësorja mësohet se u nis drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Autoritetet shoqëruan në ambientet e komisariatit shoferin e automjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjerë