ARRESTIMI I “PESHQËVE TË MËDHENJ”, ZYRTARI I PD: KOHA QË TË GJITHË TË KAPEN ME RRJETËN E MADHE TË DREJTËSISË

Deklarata e djeshme e ambasadorit amerikan Donald Lu lidhur me arrestimin e të gjithë atyre që ai i quajti “peshq të mëdhenj” ka sjellë reagime të shumta në politikën shqiptare.

Për këtë çështje ka folur edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani.

Në një postim në rrjetet sociale Ristani shkruan se është koha që në rrjetën e drejtësisë të bien jo vetëm një apo dy peshq të mëdhenj, por të gjithë ata që janë përfshirë në akte korruptive përgjatë këtyre viteve.

“Çdo demokrat dhe njeri i ndershëm i këtij vendi duhet të duartrokasë ambasadorin Lu dhe specialistët amerikanë antikrim”, shkruan Ristani ndër të tjera në profilin e tij në facebook.

Më poshtë postimi i plotë i Arben Ristanit: 

Artikuj të Tjerë