Belsh: Sekuestrohen 12 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa

Belsh
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Marangozi”.
Sekuestrohen 12 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i dyshuar i lëndës narkotike.
Në vijim të punës për goditjen e trafikimit apo shpërndarjes të lëndëve narkotike Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Marangozi”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.A 41 vjeç banues në fshatin Dushk Lushnje.
Arrestimi i tij u bë pasi, shtetasi i lartëpërmendur është ndaluar nga efektivat e Policisë në fshatin Kosovë e Madhe Belsh dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Opel” u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.