Berisha: Nëse baza kërkon largimin e Bashës, unë do të isha dakord!

Ish kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar në studion e “Abc News” me gazetaren Mirela Milori.
I pyetur nga gazetarja se cili do të ishte reagimi i Berishës, nëse baza e Partisë Demokratike, kërkon largimin e zotit Basha, Berisha u shpreh se do të ishte dakord me vendimin e bazës.
Po a e do baza zotin Basha? – pyeti gazetarja Milori. Këtu, Berisha iu fsheh pyetjes dhe tha se Basha u votua dhe kandidati Selami ishte shumë korrekt dhe bëri një kandidim shumë real.
Këto gjysmë të vërteta dhe gjysmë të pavërteta e kompromentojnë shumë pozicionin e zotit Berisha, duke treguar se ai është autori i të gjitha ngjarjeve brenda PD-së. Se sa real ishte kandidimi i zotit Selami, është e qartë për të gjithë shqiptarët.
Kjo sjellje e Berishës “as mish as peshk”, më shumë e dëmton se sa e ndihmon Partinë Demokratike.