Bie nga kati i tretë fëmija 4-vjeç, në luftë me vdekjen

Një ngjarje tragjike raportohet nga Durrësi ku një vajzë 4 vjeçe po lufton me vdekjen pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës.

Ngjarja sipas bluve të qytetit bregdetar, ka ndodhur ditën e diel në lagjen nr.13 (Plazh) rreth orës 13:30.Fëmija me iniciale E. M., 4 vjeçe, ka rënë aksidentalisht nga dritarja e banesës së katit të tretë.

Sipas policisë, vogëlushja është transportuar menjëherë në spital, nga ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Artikuj të Tjerë