Bitcoin është një aset jo thjeshtë monedhë kriptografike thotë kryetari i bordit të CME Group

Ai tha se pret që investitorë të rëndësishëm ti bashkohen lëvizjes së CME brenda fundit të vitit.
CME, grupi më i madh në botë i bursave, javën e kaluar bëri të ditur se nuk do të lançonte bitcoin, një lëvizje e cila shënon hapin e parë madhor të monedhës virtual drejt pranimit në masë të saj.
Ai tha se pret që investitorë të rëndësishëm ti bashkohen lëvizjes së CME brenda fundit të vitit.
“Ky është një hap me rëndësi për historinë e bitcoin. Ne do të rregullojmë bitcoinin. Do ta shndërrojmë në një instrument të vërtetë tregtimi brenda rregullave,” tha Melamed për Reuters.
Rritja galopante e vlerës së bitcoin ka nxitur një debat mes ekspertësh dhe profesionistësh të cilët argumentojnë nëse monedha virtuale është një revolucion teknologjik apo thjeshtë një tjetër flluskë teknologjike.