Britney puthet me të dashurin bukurosh në publik, por ajo tmerron fansat me pamjen e saj si plakë

Këngëtarja e njohur Britney Spears, pak kohë më parë kishte bërë të ditur se është në lidhje me djalë, i cili është shumë më i ri në moshë sesa ajo.
23-vjeçari Sam Asghari është i dashuri bukurosh i këngëtares së njohur me të cilën kanë disa vite diferencë, transmeton Gazeta Express.
Së fundmi Britney dhe Sam janë parë së bashku në një ndeshje basketbolli ku në një moment u kapën nga paparacit duke u puthur.
Por, ajo që tmerroi fansat e këngëtares është se ajo dukej shumë e vjetër si një plakë, në krahët e të dashurit bukurosh. Madje, nuk kaloi pa komentuar edhe veshja e saj e cila nuk përshtatej me veshjen që duhet të ketë në një ndeshje të tillë.