Bruksel, Balla: Së shpejti BE merr vendim për çeljen e negociatave me Shqipërinë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë lajmin e mirë të çeljes së negociatave për anëtarsim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, vendim që pritet të merret së shpejti.

Balla ndodhet në Bruksel, i shoqëruar nga Edmond Spaho i PD, Petrit Vasili i LSI dhe Evis Kushi e PS-së ku kanë marrë pjesë në Tryezën e Nivelit të Lartë mbi Procesin e Integrimit Europian të Ballkanit Perëdimor.

Ndër të tjera Balla thotë se “Bashkimi Europian do të marrë së shpejti një vendim mbi axhendën e negociatave me Qeverinë tonë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane. Ky është një hap, të cilin shqiptarët, pavarësisht bindjeve apo përkatësisë politike, e kanë pritur për më shumë se dy dekada”./Newsbomb.al

Artikuj të Tjerë