Burak Ozçivit, “Kemali” aktori ndryshon look

Është padyshim një ndër aktorët më të bukur turk (pa frikë mund të themi dhe botëror) i cili u ka rrëmbyer zemrën vajzave jo vetëm me pamjen, por gjithashtu edhe me aftësinë e tij në aktrim.

Burak Ozçivit u bë i njohur në Shqipëri për rolin e tij si ‘Bali Bey’ në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm’. Bukuroshin me mustaqe, e pamë më pas sërish në një tjetër serial po aq të rëndësishëm, “Dashuri e Pafund”, i cili na erdhi shumë ndryshe nga roli i tij i mëparshëm, por edhe më i adhurueshëm: ai mashkulli perfekt që bën shumë për dashurinë, familjen, bukurosh, djaloshi që ishte i varfër, por falë punës u bë shumë i pasur. Ehh, kush nuk do të dashurohej me të.

Por përtej roleve në seriale, Burak Ozçivit është i martuar me aktoren e njohur Fahriye Evcen dhe flitet se çifti është në pritje të fëmijës së parë, por ky lajm ende i pakonfirmuar nga vetë çifti. Buraku është shumë aktiv në rrjetet sociale, dhe së fundmi ka publikuar disa foto me një look të ndryshuar. Aktori ka prerë flokët.

Ky model i ri i flokësh e tregon pak më të vogël në moshë, por gjithesi ende mbetet shumë i bukur, apo jo vajza?

Artikuj të Tjerë