Butrint Imeri ‘i dashuruar’, kujt i thotë Xhanëm?

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri ka publikuar projektin e ri ‘Xhanëm’, ku ka ardhur përsëri solo.

Është një këngë ritmike, por dedikuar dashurisë ndaj një vajze me të cilën nuk është më. Teksti është punuar nga vetë Butrinti, por nuk dihet nëse është dedikimin ndaj një personi të vecantë në jetën e tij.

Që nga suksesi i para 5 muajve me ‘Bella’, ai nuk kishte ardhur me një projekt të ri muzikor. Duket se ky është suksesi i rradhës për artistin pasi ka marrë mbi 50 mijë klikime në vetëm pak minuta.

Ndërkohë nuk dihet nëse do vijë me ndonjë bashkëpunim pasi duket se dëshiron që ta zhvillojë karrierën i vetëm.

Artikuj të Tjerë