Çiljeta zbulon surprizën, befason me bashkëpunimin e ri

TIRANE – Bashkëpunimet mes këngëtarëve të rrymave të ndryshme muzikore janë kthyer në trend. Pas Era Rusit dhe Remzie Osmanit të cilat prekën “Telat e Zemrës”, apo Skivi dhe Gena me “Kijamet”, kurse Luana Vjollca dhe Bujar Qamili, korrën mjaft sukses me këngën “Mi dhe flakë mallit tim”.

Dhe më e reja është Çiljeta, e cila me atë të një fotoje në Instagram na tregon bashkëpunimin e ri të saj me këngëtaren e njohur të muzikës popullore, Fatmira Breçanin.

Këngëtarja tregon se puna ka nisur, ndërsa data e publikimit ende nuk është zyrtarizuar. Bashkëpunëtor për realizimin e këtij projekti do të jetë sërish Elgit Doda.

Kujtojmë që Çiljeta pas një mungese të shkurtër në muzikë u rikthye me bashkëpunimin me Alar Band, i cili rezultoi mjaft i sukseshëm.

Artikuj të Tjerë